top of page

“Unë politikani i preferuar i gruas time? Nuk besoj, vetëm më kritikon”/ Rrëfimi ndryshe i Nard Ndokës

Jun 29
1 min read

Në një intervistë ndryshe në Top Arena me Brikena Selmanin, Nard Ndoka rrëfeu marrëdhënien e tij me bashkëshorten dhe gjithashtu u ndal edhe te memet e famshme me të.


Pjesë nga intervista-


Brikena: Politikani i preferuar i bashkëshortes tënde, jeni ju?


Ndoka: Se di, duhet ta pyesësh. Vetëm më kritikon, kështu që s’besoj. Nuk e di.


Brikena: Cili është çelsi i dashurisë tuaj?


Ndoka: S’ka çelës fare. Ma ka hedhur në det me kohë.


Brikena: Ke shprehur se ke dëshirë të kesh 6 fëmijë. A e ke akoma këtë dëshirë?


Ndoka: Gjithmonë kam pasur dëshirë të kem një ekip volejbolli (qesh).


Brikena: Cila është gjëja që të bezdis më shumë ty?


Ndoka: Nuk më mërzit asgjë. Edhe kur më bëjnë sarkazaëm ose batuta, nuk merrem fare me to.


Brikena: A qesh me memet për ty?


Ndoka: Jo vetëm që qesh, por më pëlqejnë jashtë mase. Janë krijime që të bëjnë për të qeshur. Njerëz në rrugë më ngacmojnë me ato meme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page