top of page

Vesa Luma reagon pas eliminimit të Stenaldos nga BBVA: Shoqëria jonë nuk është ende gati

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas largimit të Stenaldo Mëhillit nga “Big Brother VIP Albania”, duke ndarë një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.


Në reagimin e saj, ajo shprehet se do të kishte dashur ta shihte Stenaldon fitues të këtij edicioni, duke e cilësuar praninë e tij si të nevojshme për shoqërinë.


“Paska ik Stenaldo nga Big Brother. Shumë do doja të ishte fitues këtë vit. E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s’jemi ende gati si duket”, shkruan Luma, duke lënë të kuptohet se mesazhi i tij nuk u vlerësua sa duhet.


Më tej, artistja ndalet edhe te roli i produksionit, duke theksuar rëndësinë e sjelljes në ekran të figurave frymëzuese. Ajo ka përgëzuar Top Channel për mundësinë që i dha publikut të njihte historinë dhe forcën e Stenaldos. “Një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shohim se si vullneti dhe dëshira për jetën tejkalon çdo gjë”, shprehet ajo.


Reagimi i këngëtares ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si një mesazh të ndjerë dhe mbështetës. Një pjesë e tyre kanë ndarë të njëjtin mendim, duke vlerësuar ndikimin që Stenaldo pati gjatë qëndrimit në shtëpi./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page