Vjedhje, falsifikim dhe korrupsion: Si u shpërbë dënimi i ish-zyrtarëve në dosjen ‘Sterilizimi’”
- 2 hours ago
- 1 min read
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”.
Ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Falë gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul me një të tretën dhe përfundimisht do të vuajë 4 vite burg.
Biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i dënuar me 6 vite burg, do të vuajë përfundimisht 4 vite për shkak të të njëjtës procedurë të gjykimit të shkurtuar.
Marsela Sejranaj është dënuar fillimisht me 3 vite e 6 muaj burg, por dënimi u reduktua në 2 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Vendimi i gjykatës për të tjerët dhe detajet e procedurës pritet të bëhen publike së shpejti.
















