top of page

VOLEJ FEMRA/ SKËNDERBEU godet në Australi, vjen Rachel Linskey

7 days ago
1 min read

NJOFTIM ZYRTAR | RACHEL LINSKEY I BASHKOHET SKËNDERBEUT


Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e volejbollistes australiane Rachel Linskey, e cila do të jetë pjesë e ekipit të volejbollit për femra për sezonin 2026–2027.


Linskey aktivizohet në pozicionin Universal dhe është pjesë e Kombëtares së Australisë, me paraqitje në kompeticionet ndërkombëtare gjatë vitit 2026.


Me eksperiencën dhe potencialin e saj, ajo i bashkohet skuadrës sonë për të dhënë kontributin e saj në sezonin e ri.


Mirë se erdhe në familjen Skënderbeu, Rachel!

“KORÇA BOOM”


bottom of page