top of page

Zbardhen disa raste vjedhjesh/ Në pranga një i ri

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Recently”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:


- Xh. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.


Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, në periudha të ndryshme, në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, ka kryer disa raste vjedhjeje, konkretisht motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.


Motomjetet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa.


Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page