top of page

Zbardhet ngjarja në Korçë, ja kush është 50-vjeçari që plagosi komshiun

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një konflikt mes dy komshinjve në Korçë ka përfunduar me një person të plagosur pas një përplasjeje me thikë.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 të qytetit, ku pas një debati të mëparshëm për motive banale, situata ka agravuar ditën e sotme jashtë banesave të tyre.


Sipas informacioneve paraprake, gjatë përleshjes, 50-vjeçari Gëzim Ramka ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur dy herë komshiun e tij, i cili ka mbetur i plagosur.


Pas ngjarjes, Ramka është larguar drejt banesës së tij, ku më pas është gjetur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë së Korçës.


I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.


Paraprakisht dyshohet se autori i plagosjes vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page