Zbulohen EMRAT, kush janë katër kandidatët që do të garojnë për kreun e PD-së në Korçë
- 6 days ago
- 1 min read
Katër janë emrat e propozuar dhe të vetofruar për garën për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Korçë.
Bëhet fjalë për Bravaldi Xhafkën, Edmond Çajkun, Hergys Harunin dhe Irvin Boden, të cilët pritet të përballen në zgjedhjet e 26 prillit për drejtimin e kësaj dege.
Në këtë garë nuk do të jetë kandidat kryetari aktual, Dhimitri Qyfeku, i cili ka vendosur të mos rikandidojë. Dega e Partisë Demokratike në Korçë përfshin gjithashtu edhe degën e Bashkisë së Pustecit.
Këto zgjedhje mbahen në një kohë kur Partia Demokratike është përfshirë në protesta të shumta kundër qeverisë së Edi Ramës./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















