top of page

“Zemra ime është plot”, Dolce në një romancë, zbulon detaje nga partneri

  • 8 minutes ago
  • 1 min read

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për jetën e saj sentimentale.


Një postim i fundit i saj ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se Dolce mund të mos jetë më “single” dhe se në jetën e saj mund të ketë hyrë dikush i veçantë.


“Zemra ime është plot dashuri”, shkruhet në imazhin e publikuar prej saj, të shoqëruar me një zemër të kuqe.


Por ajo që ka shtuar edhe më shumë misterin është një detaj i vogël në fund të postimit: shkronja “L”.


Inicialja ka nxitur menjëherë pikëpyetjet nëse ajo i referohet personit që i ka rrëmbyer zemrën dhe nëse emri i partnerit të mundshëm nis pikërisht me këtë shkronjë.


Dolce, megjithatë, nuk ka zbuluar asnjë emër dhe as nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt se është në një lidhje. Për momentin, postimi i saj mbetet një sinjal që ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve.


Nëse “L” fsheh vërtet identitetin e një dashurie të re apo ka një tjetër kuptim, këtë pritet ta zbulojë vetë ish-banorja.

“KORÇA BOOM”


bottom of page