Zgjedhjet , Begaj fton partitë politike në konsultime më 30 tetor
18 hours ago
1 min read
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike në vend për të zhvilluar konsultime lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore.
Sipas ftesës së dërguar nga kreu i shtetit, konsultimet do të nisin më 30 tetor 2026.
Takimet pritet të shërbejnë për diskutimin me përfaqësuesit e partive politike mbi procesin e ardhshëm zgjedhor, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale.
“KORÇA BOOM”
















