top of page

Zjarr i madh, shkrumbohet një shtëpi mes pallateve/ Zjarrfikësit ndërhyjnë me vështirësi

  • Mar 26
  • 1 min read

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5, ndërsa shërbimet po punojnë për shuarjen e flakëve


Një banesë e ulët në lagjen 5 të Durrësit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth.


Forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll.


Ekipet po operojnë në një zonë të vështirë, pasi pranë banesës ndodhet një pallat i banuar shumëkatësh, ndërsa në anën tjetër një godinë e dëmtuar nga tërmeti dhe e pabanueshme.


Kjo situatë ka rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit dhe ka kërkuar kujdes të shtuar gjatë operacionit. Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar.


Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e zjarrit./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page