Zjarri te kompleksi i “Arlis shpk”/ Duleviç: Është faji i institucioneve. Kush e dha miratimin që ky pallat është në rregull?
- 7 hours ago
- 2 min read
Zjarri që përfshiu një pallat banimi duke lënë 30 familje pa çati mbi kokë ka zbuluar një sërë problematikash të thella lidhur me sigurinë e ndërtimeve.
Azmer Duleviç, Ekspert i inxhinierise elektrike, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", u shpreh se banesat e shkrumbuara ishin kursimet e një jete të tërë për banorët, por kjo fatkeqësi mund të jetë vetëm fillimi i një rreziku më të madh.
Ai shtoi se shkaku kryesor i përhapjes së shpejtë të flakëve dyshohet të jetë materiali i papërshtatshëm i përdorur në ndërtim.
Fakti tronditës është se në të njëjtin kompleks ndodhen edhe shtatë godina të tjera të ndërtuara me të njëjtin material, duke i vënë qindra banorë të tjerë nën kërcënimin e një tragjedie të ngjashme.
Situata ngre alarmin se kjo ngjarje mund të përsëritet në çdo moment.
" Institucionet funksionojnë, duhen bërë ligje le të themi që t'i mbrojnë qytetarët në rastin e një fatkeqësie që mund të vijë si rasti i zjarrit, rasti i tërmetit, por edhe raste të tjera.
Ne jemi sot përballë faktit ku 31 familje kanë humbur banesat e tyre, kursimet e jetës.
Pra një jetë të tërë. Por kjo nuk përjashton që kjo situatë të përsëritet.
Vetëm në kompleksin ku ka rënë zjarri janë rreth shtatë godina, që janë të ngjashme me godinën ku mori flakë, ku është i përdorur i njëjti material.
Pra i cili u faktua, e panë të gjithë shqiptarët, që nuk është i duhuri.
Sepse po të ishte përdorur materiali i duhur, nuk do kishte ndodhur le të themi fataliteti i djegies së godinës.
Dhe kjo është e tmerrshme. Pra kush i garanton ata banorët e tjerë aty, mbi 300 apartamentet e tjera, që nuk do t'i ndodhi e njëjta situatë?
Prandaj unë e thashë, është faj i institucioneve. Kush e ka dhënë, le të themi, miratimin që ky pallat është në rregull?
Kush e ka marrë në dorëzim këtë? Pra, në momentin kur ne nuk i kemi kontrollet reale, pra çdo gjë është fiktive, ne mbetemi të merremi me pasojat, por ne nuk merremi me shkakun. Pra, shkaku është që në momentin që jepet leja.
Çdo pallat duhet të ketë disa kushte minimale që në momentin e projektimit, zbatimit dhe në fund fare dorëzimit të objektit. Tani kjo është e papranueshme. Pra në atë kompleks nuk hynde dot zjarrëfiksja.
Në atë kompleks nuk kishte sistem të sinjalizimit të zjarrit. Po të kishte rënë natën ai zjarri? Pasojat do ishin, le të themi, shumë më të mëdhaja", u shpreh Duleviç./ Oranews
"KORÇA BOOM"
















