ZYRTARE/ Dikur luante me Skënderbeun, ish-mesfushori i Superiores nis punën si trajner me ekipin e kategorisë së 3-të
Samir Sahiti është trajneri i ri i FC Kek-ut. Tekniku 38-vjeçar ka vendosur që të nisë aventurën e tij në këtë fushë, me ekipin që sezonin e shkuar ra nga Liga e Parë e Kosovës, në të dytën, kategoria e 3-të për nga rëndësia.
Si futbollist, Sahiti ka një karrierë interesante me ekipe si Renova, Drenica, Ferizaj, Trepça 89’, KF Trepça, Besa Pejë, Vëllaznimi. Gjithashtu ka luajtur në Shqipëri me Skënderbeun dhe Bylisin.
NJOFTIMI:
Mirë se vjen, Samir Sahiti! FC KEK njofton se Samir Sahiti është trajneri i ri i klubit. Ish-futbollist me një karrierë të gjatë në futbollin profesional, Sahiti ka mbajtur fanellat e disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe rajon, ndërsa gjatë karrierës së tij ka fituar edhe tituj kampionë dhe trofe të rëndësishëm.
Përvoja e tij nga futbolli i nivelit të lartë, si dhe njohuritë e fituara ndër vite, do të jenë një vlerë e shtuar për FC KEK-un. I urojmë mirëseardhje trajnerit të ri dhe shumë suksese në rrugëtimin e përbashkët! Forca KEK-u!/ Newsport
“KORÇA BOOM”
















