top of page

128 minuta lojë e tensione, Pogradeci mposht Besën dhe ndodhet vetëm një hap larg Superiores

  • May 11
  • 1 min read

Pogradeci - Besa 1-0

Shënues: Indio Oliveira 105'


Skuadra e Pogradecit është shpallur fituese e play-off për ngjitjen në Superiore, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 pas kohëve shtesë ekipin e Besës.


Ndeshja e sotme ka qenë e luftuar dhe me shumë raste në 90 minutat, por pa gola.


Gjithçka ndryshoi në kohët shtesë, ku pogradecarët gjetën golin e vetëm me anë të ish-it Indio Oliveira, ndërsa gjyqtari Olsion Yzeiraj nuk ngurroi të tregonte tre herë kartonin e kuq në një fund ndeshje shumë të tensionuar, mes kontestimeve sidomos nga ekipi kavajas.


Kësisoj, Pogradeci kthehet përsëri në finalen për ngjitjen në Superiore, ku këtë radhë do të ketë përballe ekipin e Teutës.


FORMACIONET


POGRADECI: Staniç, Toshevski, Samake, Lila, Shanaj, Danladi, Kasmollari, Lesai, Greca, Kazim, Ogunleje.

Trajner: Emiljano Çela


BESA: Abdullahu, Daja, Ajivi, Migone, Danaj, Kapo, Spahiu, Lima, Kordeiro, Abdulai, Cinuendu.

Trajner: Gugash Magani

“KORÇA BOOM”


bottom of page