top of page

27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, por nuk arrin të mbijetojë

5 days ago
1 min read

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.


I riu, me inicialet S. B., u transportua për ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.


Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia e Shtetit, dyshohet se 27-vjeçari kishte konsumuar lëndë fosfororganike, insekticide dhe pesticide, të cilat i kanë shkaktuar rëndim të gjendjes shëndetësore dhe më pas humbjen e jetës.


“Bazuar në informacionet e mbledhura, në kushte depresioni, 27-vjeçari ka konsumuar lëndë fosfororganike, si dhe lëndë insekticide dhe pesticide, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës”, bëri me dije Policia e Shtetit.


Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt hetimi dhe verifikimi nga autoritetet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page