Oficeri i Policisë përfundon në pranga/ Dyshohet për dhunë në familje
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Kukës-Dibër ka ndaluar një efektiv të Policisë së Shtetit në Dibër, i cili është vënë nën hetim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.P., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Seksionit të Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Klos, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
Ndalimi i tij është kryer në kuadër të një hetimi për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
AMP nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personat e përfshirë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Efektivi do të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.
“KORÇA BOOM”
















