“Arrest në burg” për 48-vjeçarin/ Paraqitet në spital dhe ndërron jetë disa orë më vonë
Një 48-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sipas Policisë, 48-vjeçari me inicialet K. D., banues në fshatin Grudë e Re, ishte paraqitur paraditen e djeshme në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi vuante nga një sëmundje.
Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe, mbrëmjen e së njëjtës ditë, ai ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.
Në të njëjtën kohë, 48-vjeçari rezultonte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai ishte në kërkim për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















