top of page

Humbi jetën pas rënies nga kati i pestë/ Çfarë ndodhi dy ditë më parë? Arrestohet një person

2 hours ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku 36-vjeçari Gerald Sefa ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati banimi.


Në lidhje me ngjarjen, Policia ka arrestuar Sajmir Demirin, babain e ish-bashkëjetueses së viktimës, i dyshuar për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”.


Sipas burimeve policore, dy ditë para ngjarjes, Demiri dyshohet se është përfshirë në një konflikt me 36-vjeçarin, ku i ka kërkuar llogari lidhur me ndarjen e tij nga e bija.


Hetuesit po verifikojnë nëse konflikti dhe presioni i pretenduar kanë pasur lidhje me ngjarjen tragjike. Kjo është një nga pistat kryesore të hetimit, ndërsa përgjegjësia penale do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.


Gjatë këqyrjes së banesës ku ndodhi ngjarja, hetuesit gjetën një thikë me njolla gjaku, çka fillimisht ngriti dyshime për një tjetër dinamikë të mundshme.


Sipas të dhënave të ekspertizës së përmendura në hetim, në thikë janë konstatuar gjurmë gishtash që i përkasin Gerald Sefës. Ky element po verifikohet në kuadër të dinamikës së plotë të ngjarjes dhe të mundësisë që 36-vjeçari të ketë tentuar vetëdëmtimin përpara rënies fatale.


Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë në hyrje të pallatit kanë dokumentuar, sipas hetuesve, se Sefa ka hyrë i vetëm në ndërtesë.


Grupi hetimor dhe Prokuroria po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të çështjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page