top of page

35 vjetori i themelimit të PS/ Rama urim për socialistët

Jun 12
1 min read

Kryeministri Edi Rama ka uruar anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste së Shqipërisë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të saj, duke theksuar rëndësinë e misionit për integrimin europian të vendit.


Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehu urimet e tij për socialistët, ndërsa nënvizoi objektivin për ta bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.


“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkroi Rama.


Kryeministri e cilësoi integrimin europian si një mision historik dhe ritheksoi angazhimin e Partisë Socialiste për të vijuar reformat dhe proceset që lidhen me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Mesazhi i tij vjen në ditën kur Partia Socialiste shënon 35 vjet nga krijimi i saj./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page