top of page

Mes tensioneve në Kuvend, Elisa Spiropali merr një detyrë të re, ja çfarë u vendos

5 hours ago
1 min read

Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është caktuar anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.


Njoftimi u bë nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë leximit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare. Në të njëjtën kohë, brenda sallës së Kuvendit opozita vijonte protestën, ndërsa jashtë institucionit ishin mbledhur qytetarë dhe studentë.

Përveç Spiropalit, pjesë e këtij delegacioni si anëtare zëvendësuese është caktuar edhe deputetja socialiste Evis Kushi.


“Në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion”, deklaroi Peleshi.


Caktimi i Spiropalit vjen në një moment kur deputetja socialiste ka artikuluar në rrjetet sociale kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste. Megjithatë, në Kuvend ajo ka vijuar të votojë në të njëjtën linjë me shumicën socialiste.


Ndryshimet në delegacionet parlamentare u njoftuan në një seancë të shoqëruar me tensione politike, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar si brenda, ashtu edhe jashtë Kuvendit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page