Taulant Balla trondit me deklaratën: 17-vjeçarët kanë dëshmuar se janë paguar nga PD
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë akuza të forta ndaj Partisë Demokratike lidhur me protestën e studentëve dhe të rinjve, pas seancës plenare të zhvilluar mes tensioneve në Kuvend.
Në një deklaratë për mediat, Balla pretendoi se deputetë të opozitës kanë paguar të mitur për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve gjatë protestave.
Sipas tij, në Prokurorinë e Tiranës ka dëshmi nga 17-vjeçarë, të cilët pretendohet se kanë deklaruar se janë paguar për të marrë pjesë në protestë.
“Djali im është 17 vjeç, ka të njëjtën moshë me ta. Është e papranueshme që fëmijët të përdoren për dhunë”, u shpreh Balla.
Më tej, kreu i grupit parlamentar të PS-së u bëri thirrje gazetarëve që t’i drejtohen Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar deklarimet që ai pretendon se janë dhënë nga të miturit.
“Drejtohuni Prokurorisë së Tiranës dhe pyetini a kanë dëshmuar këta fëmijë 17-vjeçarë se janë sjellë me para nga deputetë të PD-së në protestë. Kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar minorenë 17 vjeç për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve”, deklaroi Balla.
Deri në këtë moment, këto mbeten akuza të artikuluara nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, të cilat kërkojnë verifikim nga organet kompetente.
“KORÇA BOOM”
















