5 gola dhe emocione deri në fund! Tomori mposht Devollin në një sfidë dramatike
Një ndeshje dramatike dhe plot emocione është zhvilluar në Bilisht, ku Tomori ka arritur të marrë tri pikë me shumë vlera, duke mposhtur Devollin me rezultatin 3-2.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të, me Abdulasan, ndërsa Devolli reagoi dhe gjeti golin e barazimit me Kapllanin. Por Tomori nuk u ndal këtu, pasi Derrasa riktheu avantazhin për beratasit.
Derrasa do të bëhej sërish protagonist, duke shënuar edhe golin e tretë për Tomorin dhe duke i dhënë skuadrës së tij një epërsi të rëndësishme në këtë përballje.
Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fundit, Radovani ngushtoi diferencën në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke rihapur ndeshjen dhe duke ndezur shpresat e Devollit për të shpëtuar të paktën një pikë.
Minutat shtesë ishin tepër dramatike. Bilishtarët kërkuan me ngulm golin e barazimit dhe krijuan raste përpara portës kundërshtare, por nuk arritën të ndryshonin rezultatin.
Në fund, Tomori festoi një fitore të rëndësishme në transfertë, ndërsa Devolli mbeti pa pikë në fushën e vet, pas një ndeshjeje ku luftoi deri në sekondat e fundit.
“KORÇA BOOM”
















