5 javë nga fundi/ Mësoni renditjen e kategorisë së parë. Skënderbeu +3 nga Laçi dhe +6 nga Pogradeci
- 7 hours ago
- 1 min read
Barazimi i kurbinasve ditën e sotme, pra hapi i gabuar i Laçit ndaj Ilirisë 1-1 dhe fitoret respektive të Skënderbeut dhe Pogradecit, kanë bërq që treshja kryesuese e kategorisë së prë të bëhet sërish “lëmsh” ku më i fituari në këto javë të fundit është Pogradeci që është afruar shumë me dy ekipet e kreut.
Në këtë mënyrë pas javës së 28-të Skënderbeu shkon në krye me 67 pikë dhe rikthehet sërish me diferencë 3 pikë nga Laçi vendit të dytë dhe 6 pikë larg Pogradecit.
5 javë kanë mbetur deri në përfundim dhe sigurisht dyshja që do të ngjitet në superligë do të vijojë të jetë enigmë, ndërkohë që javët e fundit do të jenë vendimtare pasi të tre skuadrat do të ndeshjen edhe me njëra-tjetrën.
Kategoria e parë ëhstë bërë “lëmsh” në krye, por edhe në fundin e tabelës, ndërkohë që më poshtë sjellim edhe renditjen përfundimtare 5-së javë nga fundi:
Java 28
21 mars 2026 (DJE)
Apolonia – Lushnja 0-0
22 mars 2026 (SOT)
Kastrioti – Kukësi 0-2
Burreli – Pogradeci 0-3
Iliria – KF Laçi 1-1
Besa – Skënderbeu 0-1
Korabi – AF Luftëtari 1-0
“KORÇA BOOM”

















