top of page

77 ndeshje në Kategorinë e Parë, futbollisti 23-vjeçar kërkon të bindë trajnerin… Ahmataj

  • 2 days ago
  • 1 min read

Mbrojtësi 23-vjeçar, Reild Kurti, po i nënshtrohet një periudhë prove te skuadra e Skënderbeut që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit shqiptar.


Kurti prej disa ditësh është në dispozicion të trajnerit Ahmataj, teksa kërkon të bindë trajnerin e skuadrës juglindore, për të qenë pjesë e bardhekuqve.


Mbrojtësi i cili numëron 77 ndeshje në Kategorinë e Parë, me Korabin dhe Besën si dhe 5 paraqitje në Kategorinë Superiore me Teutën, u aktivizua në pjesën e dytë në duelin miqësor që Skënderbeu zhvilloi ndaj Besës, i mbyllur me shifrat 2 me 1 për korçarët.


Për të ardhmen e Kurtit do të vendoset në testet miqësore në vazhdim që Skënderbeu ka planifikuar. PANORAMASPORT.AL

“KORÇA BOOM”


bottom of page