top of page

9 javë nga fundi/ Ja renditja e kategorisë së parë. Skënderbeu mban “timonin”. +3 nga Laçi, +8 nga Pogradeci!

  • Mar 2
  • 1 min read

Dje u luajtën tri ndeshjet e mbetura, për të mbyllur javën 24 në Kategorinë e Parë. Skënderbeu dhe Besa fituan, ndërsa mposhtën respektivisht Luftëtarin dhe Burrelin. Iliria me Kukësin u ndanë me barazim.


Pas 24 javësh, Skënderbeu vazhdon në krye. Me 3 pikë më pak ndodhet Laçit, që ndiqet nga Pogradeci. Liqenorët si vend i tretë numërojnë 5 pikë më pak se kurbinasit. Pjesa tjetër është e shkëputur me pikë dhe nuk përbën rrezik.


Kastrioti dhe Iliria janë me pikë të barabarta, ndërsa Burreli me 2 pikë më pak mbyll zonën “play off”.  Besa dhe Korabi mund të synojnë pikërisht atë zonë, por duke u shqetësuar për pjesën e fundit të tabelës.


Apolonia dhe Lushnja mbajnë zonën “play out”. Luftëtari dhe Kukësi ndërkohë mbyllin renditjen. Verdikti i parë që dihet tashmë matematikisht, është se Skënderbeu ka të sigurtë që me 9 javët e mbetura nuk rrezikon zonën “play off”. Kjo pas diferencës prej 29 pikë me Besën e vendit të shtatë. Aktualisht bardhekuqtë kanë si objektiv kryesor të ngjiten direkt, duke qenë në krye dhe me diferencë nga Pogradeci.

“KORÇA BOOM”


bottom of page