top of page

Abubakar-Baba Musa të Skënderbeut dhe Pere-Rodriguez të Pogradecit në formacionin e javës/ Ja 11-shi më i mirë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll dje me ndeshjen Kastrioti – Besa, e fituar nga Kastrioti me përmbysje 2-1. Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-2-3-1.


Në portë është gardiani i Apolonisë, Leonard Kacaj. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Merdijan Sejdiu (Iliria), Eneh Francis Ndubuisi (Apolonia), Miklovan Pere (Pogradeci) dhe Fabio Hasa (Kastrioti).


Para mbrojtjes qëndrojnë Salim Abubakar (Skënderbeu) dhe Oresti Kasmollari (Kastrioti).

Santiago Rodriguez i Pogradecit, Hamadu Musa i Skënderbeut dhe Kalonji Nyanguila i AF Luftëtarit mbështesin në majën e sulmit Amadou Traore e Laçit.


Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Kastriotit, Ramadan Ndreu.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page