Enca në hotel me Kanye West në Tiranë? Foto që “tërboi” rrjetin
- 5 hours ago
- 1 min read
Këngëtari me famë botërore, Kanye West, ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me brohorima nga dhjetëra fansa në ambientet e hotelit ku po qëndron.
Artisti amerikan ndodhet në Shqipëri në kuadër të koncertit që pritet të mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune në “Eagle Stadium”, në Kashar.
Megjithatë, vëmendje në rrjetet sociale ka marrë edhe një postim i këngëtares shqiptare Enca. Ajo publikoi një foto të modifikuar, ku shfaqej pranë Kanye West, të shoqëruar me mbishkrimin: “Rrini në shtëpi sonte se Kanye është i zënë.”
Postimi u realizua në kuadër të humorit dhe përdorimit të fotove të shkrepura me statujën e dyllit të këngëtarit në Londër, por arriti të tërhiqte vëmendjen e ndjekësve dhe të gjeneronte reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ndërkohë, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë–Durrës.
“Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metrash katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë–Durrës. Për organizimin e këtij eventi, qeveria ka akorduar një fond prej 4 milionë eurosh.
“KORÇA BOOM”














