LAJMI I ORËS SË VONË/ Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në makinë
top of page

LAJMI I ORËS SË VONË/ Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në makinë

  • 26 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mirakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.


Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, segment që ende nuk është hapur për qarkullimin e automjeteve.


Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej automjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur lirimin e të lënduarës.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat po i japin ndihmën e nevojshme të lënduarve dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page