top of page

TRAGJEDI në Kolonjë/ E zuri poshtë një trung druri, humb jetën 36-vjeçari

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë procesit të ngarkimit të trupave të drurit.


Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte për një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit.


Mësohet se 36-vjeçari kishte shkuar në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, për të ngarkuar trupa druri, kur njëri prej tyre u shkëput dhe e zuri poshtë.


Për pasojë, ai humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.


Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit në punë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page