Policia reagon, ja detajet për vr*sjen e një personi të gjetur në makinë
- 42 minutes ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qarkun e Shkodrës, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi me inicialet A. K.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për administrimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë me intensitet, me qëllim dokumentimin ligjor të krimit, si dhe identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorit ose autorëve.
“KORÇA BOOM”













