Lamtumirë profesorit të nderuar Agim Fejzulla!
- 1 hour ago
- 1 min read
Sot i japim lamtumirën të nderuarit prof. Agim Fejzulla.
Deri sa doli në pension, prof. Agimi punoi në profesionin e bukur të mësuesit duke edukuar breza të shumë në Korçë dhe jo vetëm.
Ai, përveç se mësues ka mbajtur edhe role drejtuese si drejtor dhe nëndrejtor, duke përmendur shkollën në Dvoran, në Shkollën e Ndërtimit, Shkollën Mekanike, në Sovjan etj.
Kontributin dhe përkushtimin e tij e kujtojnë nxënës, kolegë dhe qytetarë, duke qenë mirënjohës për atë çka ai dha gjatë gjithë jetës.
Ngushëllime për familjen dhe të afërmit.
U prehsh në paqe profesor!
“KORÇA BOOM”
















