top of page

AKSIDENT I RËNDË/ 5 persona të plagosur

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Karinë.


Sipas informacioneve paraprake, raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.


Bëhet me dije se, tre prej të plagosurve janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalet e Durrësit.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe për të normalizuar qarkullimin.


Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page