AKSIDENT/ Motoçiklisti humbet këmbën pasi u përplas me kamionin
top of page

AKSIDENT/ Motoçiklisti humbet këmbën pasi u përplas me kamionin

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së Viroit.


Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 17:10, një motomjet me targa greke, me drejtues shtetasin Jorland Koçi, është përplasur me një kamion, me drejtues shtetasin Edlir Kore.


Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar rëndë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2CNN.


Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Për ngjarjen është referuar material procedurial për veprën penale të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Njoftimi i policisë:


Rreth orës 17:30, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelene", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.


Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page