top of page

Merr flakë “Vila e Partisë” në Korçë, rrugës së fshatit Mbroje

  • 6 minutes ago
  • 1 min read

“Vila e Partisë” ka qenë e degraduar gjatë viteve të fundit, ndërsa së fundmi përdorej nga persona endacakë ndërsa mesditen e kësaj të diele nga arsye ende të paqarta ndërtesa është përfshirë nga flakët.


Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, dëmi ka qenë i konsiderueshëm ndërsa flakët janë izoluar për mos kaluar në banesat ngjitur.


Nuk ka persona të lënduar nga zjarri.


Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“KORÇA BOOM”




bottom of page