top of page

Tragjedi në vend/ 15-vjeçari mb*tet në lumë teksa po lahej, i ati e nxori pa shenja jete

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat.


15-vjeçari Fatjon Sadushi, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për tu freskuar e për tu larë por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.


I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.


Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca,që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.


Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.


Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

“KORÇA BOOM”


bottom of page