“Vajza ka frikë, se do e rrahin përsëri”/ Tezja e 17-vjeçares së dhunuar tregon se si e mësoi ngjarjen: Ja cili ishte shkaku
- 6 minutes ago
- 3 min read
Dhuna barbare ndaj 17-vjeçares në Fier dhe filmimi i aktit barbar duke e shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ka tronditur të gjithë opnionin publik, teksa hetimet nga autoritetet po vijojnë.
Familjarët e të miturës shprehen të shokuar, teksa vënë në dukje burokracitë e shtetit në ndjekjen e rastit, nga spitali, psikologët, policia dhe më tej.
Pas babait të vajzës, ka folur edhe tezja e saj, si një nga personat e parë që mësoi për dhunën dhe më pas ekzistencën e videos. Ajo u shpreh për emisionin “Me zemër të hapur” sot, në News24, se mbesa është e shokuar dhe frikësuar, trembet se ato vajza do e dhunojnë përsëri kur të dalin.
Ajo tregoi se shenjat e dhunës në trup të bënin të vije duart në kokë, teksa spitali i bëri vetëm një serum, kurse Policia me vështirësi ka administruar edhe denoncimin.
“Mbesa i kërkoi ndihmë policisë, donte drejtësi për veten e saj. ka vajtur dhe ka bërë denoncimin atje, policia pas denoncimit e ka shoqëruar për në banesë. Pasi u dhunua shkoi në spital, nuk i tha mjekëve asgjë, ka shkuar vetëm në spital. I kanë bërë një serum, e pyetën çfarë ke, tha nuk ndihem mirë dhe i bënë serum. Por ajo ishte gjithë shenja, se në video nuk duken, por po t’i shikojë ishte për të vënë duart në kokë.
Prindërit kanë qëndruar për 5 orë në komisariat më pas. Unë kam debatuar edhe me policët, u kam thënë se “dua drejtësi për vajzën”. Nga këmbëngulja jonë se nuk lëviznim nga Komisariati, shkuan te banesa ku u dhunua goca. Atje kanë shkuar bashkë me gocën, duke shkuar drejt e te hyrja e derës. I kanë bërë foto banesës, i kanë thënë vajzës shko në shtëpi se merremi ne me çështjen. Edhe kur doli video i thanë motrës i kemi ne, merremi ne me çështjen”, rrëfeu ajo për emisionin nëpërmjet një bisede telefonike.
Gjithashtu tezja e vajzës iu përgjigj edhe pyetjeve për atë që ndodhi më pas, si mësoi ngjarjen dhe reagimet. Kurse për shkakun dyshohet se ka qenë konflikti për një të dashur, por pa dhënë detaje.
“Nuk ka pasur asnjë ballafaqim me ato vajzat e tjera, as për pesë orë dhe as më vonë. Vajza u mor në pyetje me psikologë, për një muaj rresht nuk ka pasur ballafaqim as me vajzat e as me prindërit. Nuk kam parë videot por kur shkova në fshat te prindërit më thanë a di ti se çfarë i ka ndodhur gocës, mbesës, jo i thash nuk e di. Pastaj thashë hajt se fëmijë, janë zënë e do pajtohen. Vajza thotë se shkak ishte një i dashur (vajza ndërhyn edhe në lidhje direkte duke treguar shkakun). Për shkak të shëndetit të babait vajza ndërpreu shkollën dhe më pas ndoqi kurs parukerie. Po e përjetojnë keq edhe motrat e vajzës”, rrëfeu tezja.
Por ajo nënvizon se heshtja e institucioneve ka qenë evidente, nga mjekët dhe psikologët, deri tek policia vendore e Fierit.
Tezja tregon edhe kërcënimin me jetë pas dhunës së ushtruar nga tre autoret:
“Dua që kjo çështje të mos lihet pas dore. Isha unë që e pashë videon dhe isha bashkë me motrën time në komisariat për denoncimin. Vajza fillimisht nuk tregonte sepse e kishin kërcënuar. I kishin thënë nëse tregon në shtëpi, nesër do të vish sërish në kurs dhe ne do të të vrasim! Vajza në polici ka treguar, sepse ne nuk na tregonte, ishte e frikësuar nga kërcënimet. Vajzat e tjera i njihte shoqe pas shoqeje. Njëra prej tyre i kishte thënë eja me mua sepse kam një surprizë, do të dalim bashke. E ka dërguar në shtëpi ku ishin edhe dy vajza të tjera. Shtëpia ishte e 20-vjeçares. Aty pastaj ndodhi ajo që e keni parë në video. Vajza e ka dërguar policin deri në banesën që është dhunuar, polici ka bërë fotot, dhe i kanë thënë vajzës ik në shtëpi sepse me këtë çështje do të merremi ne”, vijon ajo
Sipas saj, familja kërkon vetëm drejtësi, që kjo ngjarje të mos përsëritet edhe tek persona të tjerë. Ndërsa flet edhe për gjendjen e rënduar psikologjike që po kalon mbesa dhe frikën që ka.
“Janë afruar dy psikologe babait të vajzës. Por në spital e përcollën vetëm me një serum. Na mori edhe ne në telefon, tha jam sëmurë. Gjendja e gocës ajo dihet, ne jemi të mëdhenj e nuk ndihemi mirë, jo ajo që është një fëmijë. Mesazhi im është që kërkojmë vetëm drejtësi, mesazh për mjekët, policinë, shtetin, se mund t’i ndodhë kujtdo kjo gjë. Ne për ata fëmijë po punojmë. Vajza nuk ka probleme të shëndetit mendor siç thonë mjekët. Për vajzat e tjera nuk kemi asnjë lloj informacioni. Vajza ka frikë, thotë se ato do dalin nesër dhe do më rrahin përsëri”, përfundoi tezja.
Babai rrëfeu se u desh ndërhyrja e një personi që kishte takuar në Tiranë, që ngjarja të hetohej dhe opinioni publik te sensibilizohej për këtë ngjarje të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















