top of page

Dhunuan të miturën, Gjykata lë në burg 19-vjeçaren. Njëra prej 15-vjeçareve lihet në “arrest shtëpie”, tjetra shtrohet në psikiatri

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.


Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.


Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “arrest me burg” për 19-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.


Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen e hetuar.Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page