TRAGJEDI/ Ishte duke u stërvitur, 33 vjeçari i bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumë
top of page

TRAGJEDI/ Ishte duke u stërvitur, 33 vjeçari i bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e djeshme teksa i riu ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat.


33-vjeçari Erkin Lika dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse. Në vendngjarja kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimore si dhe palombarët e repartit RENEA.


Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 33-vjeçarit./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page