top of page

P*umba në mesnatë, v*itet një 50-vjeçar

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnate në Vorë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, ku dyshohet se është vrarë me armë zjarri një 50-vjeçar me inicialet E. (A.)


Sipas të dhënave paraprake, viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur është qëlluar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e krimit është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, administrimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.


Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle intensive në zonë, me synim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page