top of page

Heroizëm në plazh, 67-vjeçari rikthehet në jetë pas ndërhyrjes së vrojtuesit

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një ngjarje me fund të lumtur është regjistruar këtë të diel në plazhin e Velipojës, ku një pushues 67-vjeçar u shpëtua falë reagimit të shpejtë të vrojtuesit të plazhit.


Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se pësoi një atak kardiak teksa ndodhej në det, duke humbur ndjenjat.


Vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, ndërhyri menjëherë, e nxori 67-vjeçarin nga uji dhe konstatoi se ai nuk kishte puls dhe nuk merrte frymë.


Pa humbur kohë, ai nisi manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR), duke luftuar për disa minuta për t'i rikthyer shenjat jetësore pushuesit.


Falë ndërhyrjes së tij, 67-vjeçari rifitoi pulsin dhe frymëmarrjen, ndërsa pak minuta më vonë në vendngjarje mbërriti ekipi i Urgjencës.


I moshuari u transportua menjëherë në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e vrojtuesit konsiderohet vendimtare për shpëtimin e jetës së pushuesit, duke shmangur një tragjedi në bregdetin e Velipojës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page