Bllokohet Qafë-Thana, mijëra qytetarë në pritje për të kaluar kufirin
- 2 hours ago
- 1 min read
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar këtë të diel në pikën kufitare të Qafë-Thanës, si pasojë e fluksit të lartë të udhëtarëve që po lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut.
Pamjet tregojnë varg kilometrik automjetesh që presin të kalojnë kufirin, ndërsa drejtuesit janë detyruar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në pritje.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar për shkakun e vonesave dhe krijimin e radhëve të gjata në pikën kufitare të Qafë-Thanës.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme janë krijuar radhë kilometrike edhe në pikën kufitare të Qafë Botës, ku qytetarë të shumtë janë dyndur drejt Greqisë për të kaluar fundjavën. Fluks i lartë është shënuar edhe në Morinë, ku turistë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për pushime./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















