top of page

Aksident/ Plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor.


Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë.


Sipas informacioneve të siguruara në vendngjarje, furgoni i mallrave ka goditur nga pas mjetin bujqësor. I plagosuri u transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.


Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari u dërgua më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Lajmi i fundit

“KORÇA BOOM”


bottom of page