top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Ka viktima!

  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.


Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi me iniciale N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.


Për pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.


Njoftimi i policisë:


Shkodër / Informacion paraprak


Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një murë rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page