Aksident i rëndë në shtëpi, foshnja 1-vjeçare dërgohet me helikopter drejt Tiranës
6 days ago
1 min read
Një foshnje vetëm 1 vjeç është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi dyshohet se ka dëmtuar dorën me një grirëse mishi.
Ngjarja ka ndodhur në Skrapar, ndërsa pas incidentit vogëlushja ka marrë ndihmën e parë mjekësore në strukturën shëndetësore të zonës.
Për shkak të dëmtimit dhe nevojës për trajtim të specializuar, mjekët kanë vendosur transportimin e saj me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve spitalore, gjendja shëndetësore e foshnjës paraqitet e qëndrueshme.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.
“KORÇA BOOM”
















