AKSIDENT në aksin Pogradec–Tushemisht, përplasen dy automjete pranë Starovës!
- Apr 5
- 1 min read
Aksident me dëme materiale në aksin Pogradec–Tushemisht, përplasen dy automjete pranë Starovës
Një aksident rrugor me dëme materiale është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec–Tushemisht, në afërsi të Starovës. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i njërit prej mjeteve, si edhe lëvizja me shpejtësi mbi normat e lejuara. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Segmenti ku ndodhi përplasja konsiderohet si një pikë problematike, ku herë pas here janë regjistruar edhe ngjarje të tjera rrugore./ Pogradeci Press
“KORÇA BOOM”
















