top of page

Aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”/ Policia del në deklaratë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 5
  • 1 min read

- Reagim


Në lidhje me një video të postuar në media, për një aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Leshnicë”, ku ka qenë prezente dhe një patrullë e qarkullimit rrugor, e planëzuar me shërbim në këtë aks, sqarojmë se: Aksidenti ka ndodhur më datë 16.11.2025, rreth orës 13:30.


Punonjësit e Policisë Rrugore që kanë qenë me shërbim në këtë aks rrugor kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe kanë ndëshkuar me masë administrative, në zbatim të pikës 4 të nenit 147 të Kodit Rrugor, drejtuesin e automjetit që ka shkaktuar aksidentin, pasi nuk ka mbajtur distancën e sigurisë me mjetet e tjera.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page