top of page

Mb*ti të atin me tel dhe tentoi të fshihte kr*min, Prokuroria çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

33 minutes ago
2 min read

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Anesti Ramës, 56 vjeç, në fshatin Frashër të Patosit, dhe ka dërguar çështjen në gjyq. Vajza e tij, Ermalinda Rama, akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërsa nëna, V.R., akuzohet se ka pastruar vendin e ngjarjes dhe trupin e viktimës për të penguar zbulimin e së vërtetës.


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit, ku 56-vjeçari Anesti Rama u vra nga vajza e tij.


Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar në gjyq 26-vjeçaren Ermalinda Rama, e akuzuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, si dhe nënën e saj, Valbona Rama, e akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi në banesën e familjes, ku e reja dyshohet se i shtrëngoi të atit qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.


Pas vrasjes, përpara mbërritjes së shërbimeve të Policisë, bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, Valbona Rama, dyshohet se kreu veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet trupi dhe për larjen e tij.


Sipas hetimeve, këto veprime synonin ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve të krimit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.


Prokuroria bën me dije se në përfundimet e saj ka marrë në konsideratë deklarimet e administruara, rezultatet e ekspertimit mjekoligjor, këqyrjen e vendit të ngjarjes, sendet e sekuestruara dhe provat e tjera të mbledhura gjatë hetimit.


Në bazë të këtyre provave, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Emalinda Rama. ka kryer veprimet që i shkaktuan vdekjen të atit, ndërsa e ëma ka ndërhyrë për të penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Krimi u regjistrua rreth orës 23:00 të 23 korrikut 2025, në banesën e familjes Rama, në fshatin Frashër të Patosit.


Sipas njoftimit të Policisë të publikuar pas ngjarjes, 26-vjeçarja kishte njoftuar autoritetet se babai i saj kishte humbur jetën në rrethana aksidentale. Megjithatë, dyshimet e krijuara gjatë veprimeve të para hetimore çuan në vijimin e hetimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


Hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuluan dyshimet për vrasje me mbytje me tel./ Lajmi i fundit

“KORÇA BOOM”


bottom of page