top of page

Aksident në Pogradec: Identifikohet i moshuari, gjendja e tij shëndetësore

  • May 1
  • 1 min read

Më datë 01.05.2026, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht, është regjistruar një aksident rrugor.


Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasja E. K. dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht.


I moshuari është transportuar menjëherë për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Ndërkohë, me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale nga organet kompetente.


Në vendngjarje ka ndërhyrë Policia e Shtetit, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page