top of page

Aksione dhe kontrolle në Korçë, disa persona procedohen për shkelje të ndryshme ligjore

  • 3 minutes ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar disa raste në Prokurori, ku kanë nisur procedime penale ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë proceduar penalisht shtetasin E. F., 37 vjeç, banues në Bilisht. Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në qytetin e Bilishtit, atij iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.


Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë nisur procedim penal për shtetasin A. M., 57 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.


Po ashtu, Komisariati i Policisë Devoll ka referuar materialet për dy shtetas. Shtetasi Th. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Dobranj, dyshohet se ka dëmtuar disa pemë frutore në pronësi të një shtetasi tjetër. Ndërsa shtetasi P. K., 19 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, u kap në aksin rrugor “Bilisht–Miras” me një shkop bejsbolli në automjet, i cili u sekuestrua si provë materiale.


Nga ana tjetër, specialistët e Komisariatit të Policisë Maliq kanë proceduar penalisht shtetasen K. Y., 22 vjeçe, banuese në Bilisht, pasi në qytetin e Maliqit dyshohet se ka goditur me shuplakë një 16-vjeçare, për motive të dobëta.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page