Aktivitet sizmik i pazakontë me magnitudë të lartë
- Korca Boom
- Aug 7
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur bregdetin verilindor të Tajvanit, rreth 128 kilometra larg ishullit, sipas Administratës Qendrore Meteorologjike të Tajvanit.
Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytetin Taipej dhe në pjesë të tjera të ishullit, duke tronditur ndërtesat dhe banorët.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 88.1 kilometrash.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet janë në ndjekje të situatës dhe kanë nisur verifikimet për çdo mundësi pasgoditjesh apo pasoja të tjera.
“KORÇA BOOM”



















