Alarm: Policia hap me forcë derën e banesës, brenda gjendet i vd*kur një burrë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një shtetas është gjetur pa shenja jete brenda apartamentit të tij.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një burrë rreth 35-40 vjeç, i cili është gjetur i pajetë në banesë. Dyshimet e para janë se ai mund të jetë vetëvarur.
Kanë qenë persona të afërt ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kishin mundur të kontaktonin me të. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët e policisë kanë hapur derën e apartamentit me forcë dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit.
Burri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, dyshohet se jetonte i vetëm në banesë. Sipas raportimeve, familjarët e tij jetonin jashtë vendit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
"KORCA BOOM"
















